“Ekonomia shqiptare, kërcënim”/ Eksperti: Vendi në prag falimentimi…

“Ekonomia shqiptare, kërcënim”/ Eksperti: Vendi në prag falimentimi…

I ftuar në nje studio televizive eksperti i ekonomisë dhe administratori i përgjithshëm i Konfindustrisë Shqiptare, Gjergj Buxhuku, ka paralajmëruar se rritja e çmimit të karburanteve po rrezikon seriozisht ekonominë shqiptare, duke e çuar vendin në një situatë të ngjashme me krizën e vitit 1996, para kolapsit të 1997-ës. Ai paralajmëron se Shqipëria, e varur tërësisht nga tregjet ndërkombëtare dhe e çarmatosur përballë krizave, mund të përballet me pasoja shkatërruese, përfshirë deri edhe falimentimin e shtetit. Buxhuku kritikon ashpër qasjen e qeverisë, duke theksuar mungesën e veprimeve konkrete për të shfrytëzuar rezervat e naftës, për të ndërtuar institucione rregullatore dhe për të përgatitur masa fiskale që do të lehtësonin barrën mbi qytetarët. Ai paralajmëron se pasojat për qytetarët janë të dyfishta, ku theksoi se nëse...