Ekonomia gjermane në krizë, industria shkurtoi 120 mijë vende pune

Ekonomia gjermane në krizë, industria shkurtoi 120 mijë vende pune

Ekonomia gjermane është në krizë, shenjat e rimëkëmbjes janë të dobta. Veçanërisht e goditur rëndë është industria. Më shumë se 120.000 vende pune humbën aty vetëm vitin e kaluar. Ekspertët i tremben shkurtimeve të tjera Kriza ekonomike godet rëndë industrinë gjermane. Si pasojë industria gjermane ka shkurtuar vende pune në shkallë të gjerë vitin e kaluar. Rreth 5.38 milionë njerëz ishin të punësuar në sektor – afërsisht 124.000 më pak se një vit më parë. Kjo del nga një analizë e firmës konsulente EY, të cilën e citon Agjencia Gjermane e Lajmeve, DPA. Humbjet e vendeve të punës në industri ishin pothuajse dy herë më të larta se në vitin 2024, sipas studimit, i cili bazohet në të dhëna nga Zyra Federale e Statistikave dhe...