Ecuria e ekonomisë shqiptare, Moody’s rikonfirmon vlerësimin në “Ba3” me perspektivë “të qëndrueshme”
Agjencia ndërkombëtare e vlerësimit të kreditit Moody’s Ratings, në rishikimin e saj periodik të kryer më 5 mars 2026, ka rikonfirmuar vlerësimin afatgjatë të kreditit sovran të Shqipërisë në “Ba3” me perspektivë “të qëndrueshme”. Moody’s vlerëson qëndrueshmërinë e ekonomisë shqiptare dhe parashikon një rritje të PBB-së reale prej 3.6% për vitin 2025 dhe 3.5% për vitin 2026. Prespektiva e rritjes ekonomike do të mbështetet kryesisht nga ecuria e sektorit të turizmit, fluksi i qëndrueshëm i Investimeve të Huaja Direkte veçanërisht në energji dhe turizëm, por edhe nga normat më të larta të pjesëmarrjes në tregun e punës. Agjencia vlerëson se, në aspektin fiskal, zbatimi i buxhetit ka mbetur i kujdesshëm gjatë vitit 2025. Moody’s vlerëson deficitin në 1.8% të PBB-së në vitin 2025, i cili...
Burimi:
javanews.al