“Duhen më shumë subvencione për bujqësinë”, ekspertja: Rritja e naftës mund të ndikojë në inflacion
Ekspertja e Ekonomisë, Teuta Nunaj në një intervistë në emisionin “Sheshi i Dollarit” në ABC News, u shpreh se rritja e naftës mund të ndikojë në inflacion. Gjithashtu gjatë intervistës, Nunaj nënvizoi se tregu i karburantit ka ndikim të ndjeshëm te tregu ushqimor, dhe si rrjedhojë ndikon edhe te kostot e jetesës së qytetarëve. “Tregu i karburantit ka ndikim të ndjeshëm te tregu ushqimor dhe ky i fundit te kostot e jetesë së qytetarëve. Pra duhet thënë që kontrolli i tregut nuk bëhet vetëm në periudha krizash, por në mënyrë të vazhdueshme sepse abuzimi nuk ka kohë, apo ditë. Por momentalisht kjo rritje e çmimeve të karburante kërkon një kontroll të rëndësishëm. Prandaj nevoja për të ushtruar kontroll dhe monitorim, është e domosdoshme edhe në...
Burimi:
javanews.al