Doganat paralajmërojnë kontrolle më të forta për magazinimin e mallrave, ja çfarë duhet të dinë bizneset
Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ka dalë me një paralajmërim të drejtpërdrejtë për bizneset që përdorin regjimin e magazinimit doganor. Pas shqetësimeve të ngritura nga strukturat e kontrollit, administrata kërkon zbatim sa më rigoroz të ligjit për hyrjen, mbikëqyrjen dhe daljen e mallrave nga magazinat doganore. Ky regjim u lejon kompanive të importojnë mallra dhe t’i mbajnë përkohësisht në magazina të miratuara, pa paguar menjëherë detyrimet doganore. Pagesa kryhet vetëm kur malli del në treg ose kalon në një tjetër regjim. Por sipas Doganave, janë vërejtur raste neglizhence dhe moszbatim korrekt i procedurave. Administrata kërkon që mallrat të dërgohen menjëherë dhe direkt në ambientet e miratuara sapo pranohet deklarata doganore, e cila mund të depozitohet vetëm në zyrat e autorizuara. Magazinimi i mallrave të huaja...
Burimi:
javanews.al