Dobësimi i euros e dollarit goditi kursimet e shqiptarëve, depozitat humbasin vlerën

Dobësimi i euros e dollarit goditi kursimet e shqiptarëve, depozitat humbasin vlerën

Qytetarët dhe bizneset kanë kursyer më shumë para vjet. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë vlera e depozitave në fund të muajit dhjetor 2025 arriti në rreth 14.8 miliardë euro, shifra më e lartë historike, duke u rritur me 1.2 miliardë euro krahasuar me 2024-ën. Shifrat tregojnë se në fund të dhjetorit kursimet në lekë ishin 7.1 miliardë euro, me rritje prej gati 814 milionë euro krahasuar me 2024-ën. Ndërkohë nëpër banka janë 7.7 miliardë euro kursime në monedhë të huaj euro dhe dollarë, me rritje prej 411 milionë euro në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2024. Në fakt në shtimin e kursimeve ka një paradoks shqiptar, pasi raporti i vitit të kaluar i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave tregonte se një...