“Do të ndikohet nga zhvillimet ndërkombëtare”, BB: Shqipëria, 3.4% rritje ekonomike në 2026

“Do të ndikohet nga zhvillimet ndërkombëtare”, BB: Shqipëria, 3.4% rritje ekonomike në 2026

Ekonomia shqiptare po vijon të performojë në linjë me trendin e rajonit të Ballkanit Perëndimor, duke reflektuar një rritje të qëndrueshme, por nën presion nga zhvillimet globale. Sipas raportit më të fundit të Bankës Botërore, ekonomia shqiptare pritet të rritet me rreth 3.2 deri në 3.5 për qind gjatë vitit 2026, duke shënuar një ngadalësim të lehtë krahasuar me vitin 2025. Parashikimet janë rishikuar me ulje për gjithë Europën, si pasojë e zhvillimeve ndërkombëtare dhe dobësimit të kërkesës. “Rritja ekonomike në rajonin e Europës dhe Azisë Qendrore pritet të dobësohet ndjeshëm në vitin 2026, si pasojë e pasigurive gjeopolitike dhe rritjes së çmimeve të energjisë. Kjo situatë pritet të ndikojë në investime dhe konsum, duke ulur ritmet e zgjerimit ekonomik në shumicën e vendeve të...