Dhurimi i ushqimeve do përjashtohet nga taksat, sot paguhet TVSH dhe tatim mbi të ardhurat

Dhurimi i ushqimeve do përjashtohet nga taksat, sot paguhet TVSH dhe tatim mbi të ardhurat

Produktet ushqimore me afërsi date skadence në vend trajtohen me dy forma: ose lihen të skadojnë dhe nxirren jashtë përdorimi pa paguar taksa ose nëse dhurohen paguhen taksa. Një situatë e tillë favorizon më shumë biznesin që ta lerë atë të skadojë duke mos nxitur kështu dhurimin e për rrjedhojë të krijohen më shumë mbetje ushqimore. Në Programin Kombëtar për Parandalimin e Krijimit të Mbetjeve sjell në vëmendje këtë aspekt duke nënvizuar se një ndërhyrje ligjore për lehtësimin e dhurimit të ushqimit mund të kishte efekt pozitiv. “Praktika aktuale tregon se për shkak të TVSH-së shpesh është më e lirë për bizneset të hedhin ushqimin sesa ta rishpërndajnë atë. Në përputhje me qëllimin e DKM-së së re të BE-së, për reduktimin e mbetjeve ushqimore dhe...