Dhjetori “gëlltit” buxhetin, 77% e shpenzimeve vjetore në një muaj

Dhjetori “gëlltit” buxhetin, 77% e shpenzimeve vjetore në një muaj

Përqendrimi i shpenzimeve publike në muajin dhjetor me gati një të katërtën e buxhetit është shndërruar në problem kronik. Të dhënat e sotshme nga Ministria e Financave tregojnë se në përfundim të 11 mujorit shpenzimet buxhetor arritën në 638,6 miliardë lekë ose 77% e totalit vjetor. Në muajin dhjetor mbeten për tu shpenzuar 193 miliardë lekë ose rreth 2 miliardë që janë sa 23.5% e buxhetit total të këtij viti. Bie ritmi i grumbullimit të të ardhurave Në nëntor u grumbulluan 59,5 miliardë lekë me rritje vjetore 4% duke shfaqur ngadalësim. Për periudhën janar-nëntor 2025 të ardhurat totale arritën në rreth 687.7 miliardë lekë, një realizim në masën 99% të planit të periudhës. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, u mblodhën...