Dështon rivlerësimi i pronave? Ligji, peng i akteve nënligjore të Ministrisë së Financave
Edhe pse ishte trumpetuar prej një viti, edhe pse ligji u miratua në Kuvend në dhjetor dhe u dekretua më 6 janar nga Presidenti i Republikës, procesi për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme nuk ka nisur ende të zbatohet. Shkak është bërë mosmiratimi i akteve nënligjore nga Ministria e Financave. Kjo situatë ka sjellë bllokimin e tregut imobiliar, pasi qytetarët, bizneset dhe profesionistët e tregut të pasurive të paluajtshme nuk po kryejnë veprime, në pritje të rivlerësimit të pronave. Në zyrat e agjentëve imobiliarë janë grumbulluar dhjetëra dosje për apartamente, toka dhe objekte që priten të rivlerësohen, por çdo procedurë mbetet pezull. “Ne kemi shumë klientë që duan të rivlerësojnë pronat, por pa aktet nënligjore nuk mund të ecim përpara. Tregu është ngrirë dhe kjo...
Burimi:
javanews.al