Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
Deri në 450 mln euro në 2026, BSH shton tërheqjen e euros nga tregu valutor, shkak “superleku”
Banka e Shqipërisë do të rrisë më tej blerjet e planifikuara të valutës në tregun e brendshëm për vitin 2026. Sipas informacioneve nga Banka Qendrore, ajo synon të blejë përmes ankandeve 330 – 450 milionë euro, me objektiv rritjen e rezervës valutore. Objektivi i blerjeve është rritur ndjeshëm krahasuar me projeksionet në intervalin 270-350 milionë euro të parashikuar për vitin 2025. Banka e Shqipërisë planifikon të tërheqë së paku 330 milionë euro nga tregu valutor vitin e ardhshëm. Në bazë të sasisë së monedhës europiane që do të futet në vend, blerjet mund të rriten deri në 450 milionë euro. Ky është niveli më i lartë ndonjëherë i planifikimeve që Banka Qendrore bën për të ndërhyrë në tregun valutor. “Ka sinjale për një forcim të...