Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
Deri në 2030 Shqipëria do dalë 3 herë në tregjet ndërkombëtare! Eurobondi i parë në 2027 për të shlyer borxhet
Shqipëria do të dalë përsëri në tregjet ndërkombëtare për të marrë eurobonde, për të shlyer borxhin në valutë dhe sidomos eurobondet ekzistuese. Qeveria ka parashikuar në Strategjisë Afatmesme të Menaxhimit të Borxhit 2026-2030, të marrë deri tre eurobonde të tjera. Emetimi i parë pritet të bëhet në nisje të 2027-ës rreth vlerës 650 milionë euro, ndërsa emetimi i dytë pritet të ndodhë në 2028-ën, me vlerë edhe më të lartë. “Dalja me Eurobond në tregjet ndërkombëtare të kapitalit, planifikohet të jetë një burim i rëndësishëm i financimit, ku parashikohen 2-3 emetime në tregjet ndërkombëtare, gjatë afatit pesë vjeçar të strategjisë”, thuhet në strategji. Dalja e fundit në tregjet ndërkombëtare ishte në shkurt të këtij viti kur u emetua eurobondi 10- vjeçar, me shumë 650 milionë...