Depozitat e shqiptarëve arrijnë nivel rekord, BSH: 2025 mbyllet me 1.48 trilionë lekë në llogaritë e qytetarëve
Depozitat e shqiptarëve e mbyllën vitin 2025 në një nivel rekord kursimesh, duke arritur në 1.48 trilionë lekë. Muaji dhjetor u mbyll me një rritje prej 2.1% krahasuar me nëntorin. Forcimi i vazhdueshëm i lekut ka bërë që qytetarët shqiptarë të ndihen më të sigurt për të kursyer në monedhën vendase, duke çuar depozitat në lekë në rreth 710 miliardë lekë. Sa i përket depozitave në valutë, pavarësisht zhvlerësimit të tyre ndaj lekut gjatë vitit të kaluar, ato kanë vijuar të rriten, duke arritur në rreth 773 miliardë lekë. Kjo rritje lidhet kryesisht me të ardhurat që shumë qytetarë marrin në monedha të huaja, kryesisht nga paga apo remitancat.
Burimi:
javanews.al