Del vendimi i ri/ Përcaktohen koeficientët e indeksimit për pensionet e reja, ja kategoritë që përfitojnë

Del vendimi i ri/ Përcaktohen koeficientët e indeksimit për pensionet e reja, ja kategoritë që përfitojnë

Këshilli Administrativ i Institutit të Sigurimeve Shoqërore (ISSH), nën drejtimin e ministres së Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, njëkohësisht kryetare e Këshillit, miratoi vendimin që përcakton koeficientet e indeksimit të bazës së vlerësuar të vitit 2024 për efekt të llogaritjes së pensioneve, dhe që do të prekë të gjithë qytetarët që përfitojnë të drejtën për pension pas datës 1 janar 2026. Vendimi, i cili do të dërgohet për miratim edhe në Këshillin e Ministrave, mundëson rivlerësimin e pagës mesatare mbi të cilën llogaritet shuma mujore fillestare e pensionit. Ky hap synon që pensionet e reja të jenë në përputhje me kontributet e derdhura dhe të sigurojë një trajtim të drejtë për të gjithë aplikantët. “Koeficienti i indeksimit i propozuar në këtë vendim, do të ndikojë...