Deklarimi i valutës në kufi dhe kufizimi i transaksioneve cash, rregullat e reja në pr.ligjin kundër pastrimit të parave

Deklarimi i valutës në kufi dhe kufizimi i transaksioneve cash, rregullat e reja në pr.ligjin kundër pastrimit të parave

Qeveria, përmes një grupi ndërinstitucional të drejtuar nga Ministria e Financave, ka finalizuar projektligjin e ri “Për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit”. Ky dokument shënon një ndërhyrje strukturore në kuadrin ekzistues normativ, me synim harmonizimin e plotë me paketën më të fundit legjislative të Bashkimit Evropian dhe përditësimin me standardet e Task Forcës së Veprimit Financiar (FATF). Përafrimi me standardet evropiane dhe Kapitulli 4 Nisma ligjore adresohet specifikisht ndaj detyrimeve që rrjedhin nga procesi i integrimit evropian, veçanërisht në kuadër të Kapitullit 4 “Lëvizja e lirë e kapitalit”. Projektligji transferon plotësisht Direktivën e 6-të të BE-së (2024/1640) dhe rregulloret përkatëse evropiane për mbikëqyrjen e institucioneve financiare, duke reflektuar njëkohësisht gjetjet dhe rekomandimet thelbësore të raporteve të MONEYVAL. Rregullimi i tregut të...