Çmmi naftës rritet për herë të tretë brenda pak ditësh, ja sa po shitet sot në Tiranë

Çmmi naftës rritet për herë të tretë brenda pak ditësh, ja sa po shitet sot në Tiranë

Prej ditës së enjte (më 4 Mars 2026) nuk është ndalur rritja e çmimit të naftës në tregun vendas të shitjeve me pakicë, për shkak të ndryshimeve të shpejtë që po pëson çmimi në bursat e huaja. Pas nisjes së sulmeve në Lindjen e Mesme, çmimet e naftës në tregun e pakicës kanë ndryshuar 3 herë, duke arritur sot për disa pika në Tiranë në nivelin e 189 lekë për litër. Krahasuar me çmimin para nisjes së sulmeve, nafta deri tani është rritur 14 lekë për litër. Nga një vëzhgim “Monitor” sot rezulton se në disa pika me pakicë çmimi është rritur sërish 7 lekë për litër. Nga 182 lekë që ishte ditën e premte (6 Mars), çmimi i naftës arrin në nivelin e 189...