Çmimi i naftës ‘fluturon’ brenda ditës, por nuk ulet me javë! Eksperti zbulon asimetrinë e tregut

Çmimi i naftës ‘fluturon’ brenda ditës, por nuk ulet me javë! Eksperti zbulon asimetrinë e tregut

Qytetarët përballen vazhdimisht me një fenomen shqetësues: sa herë rritet çmimi i karburanteve në bursat ndërkombëtare, tabelat në pikat e karburantit në vend përditësohen brenda pak orësh. Por, kur ndodh e kundërta dhe çmimi në bursa bie, ulja në pompat shqiptare ose vonon me ditë të tëra, ose nuk ndodh kurrë. Ky fenomen, i njohur si “asimetria e reagimit të tregut”, ka një shpjegim teknik, por që nxjerr në pah një standard të dyfishtë në kurriz të konsumatorit. Për të folur më tepër rreth kësaj teme i ftuar në emisionin “Drejt”, në “Ora News”, ishte Eksperti për Sipërmarrjet, Rezart Lahi. “Për audiencën të cilët ne i flasim, për atë ka rëndësi sa do jetë orizi, veza, po edhe karburanti që mbushin makinat. Për ta shpjeguar këtë...