Çmimi i naftës/ Eksperti i ekonomisë, tregon nëse do të ketë rritje në ditët në vijim

Çmimi i naftës/ Eksperti i ekonomisë, tregon nëse do të ketë rritje në ditët në vijim

Në vetëm tre javë, çmimi i naftës në vend është rritur me 39 lekë për litër, ndërsa vetëm në dy ditët e fundit ka regjistruar rritje shtesë prej 14 lekësh, duke shkuar në pika të veçanta mbi 214 lekë për litër. Sipas ekspertit të ekonomisë, Eduart Gjokutaj, rritja është pjesërisht e justifikuar nga faktorët globalë, si luhatjet në bursat ndërkombëtare dhe konfliktet. Megjithatë, Gjokutaj në një lidhje të drejtpërdrejtë televizive, tha se ritmi dhe niveli i rritjes në tregun vendas shpesh tejkalon atë që mund të shpjegohet vetëm nga tregu global. I pyetur nëse konflikti ndërkombëtar do të ndikojë në çmimet në ditët e ardhshme, eksperti thekson se efektet janë të lidhura kryesisht me bursat. Gjokutaj kritikon gjithashtu mungesën e transparencës në treg dhe efektivitetin...