Çmimi i lartë i karburantit në Shqipëri rrezikon punën e taksistëve: Po shkojmë drejt falimentit
Rritja e çmimit të karburantit në Shqipëri ka shkaktuar shqetësim te të gjithë drejtuesit e automjeteve. Më shqetësuese paraqitet situata për drejtuesit e automjeteve të transportit taksi, të cilët shprehen se kjo rritje ka bërë që nga dita në ditë të kenë më pak pasagjerë, pasi për shkak të rritjes së kostos është rritur edhe çmimi për transportin. Të shqetësuar, pasi me këtë punë mbajnë familjen, ata i druhen falimentit dhe shprehen se shteti duhet të kishte marrë masa në kohë për ta parandaluar ose zbutur këtë rritje. Nga ana tjetër, të gjithë drejtuesit e automjeteve shprehen se çmimi i naftës, tashmë 214 lekë për litër, është absurd dhe i papërballueshëm, duke theksuar se shkaku kryesor është abuzimi për shkak të mungesës së kontrollit nga...
Burimi:
sot.com.al