Çmimet e karburanteve rriten sërish, s’ka pritshmëri për ulje

Çmimet e karburanteve rriten sërish, s’ka pritshmëri për ulje

Çmimet e benzinës dhe naftës kanë shënuar një tjetër rritje, ndërsa pasiguritë për zbatimin e armëpushimit mes SHBA-së dhe Iranit po mbajnë në ankth tregjet globale dhe konsumatorët. Fillimisht, tregu reagoi pozitivisht ndaj njoftimit për ndalimin e konfliktit, duke sjellë një rënie të përkohshme të çmimeve të naftës. Por kjo situatë ndryshoi shpejt, pasi zhvillimet e fundit në rajon, përfshirë sulmet e Izraelit në Liban, kanë ngritur dyshime serioze mbi qëndrueshmërinë e marrëveshjes. Si pasojë, çmimi i naftës bruto Brent u rrit me më shumë se 3.5%, duke kaluar mbi 98 dollarë për fuçi. Në total, që nga nisja e konfliktit më 28 shkurt, çmimet e naftës janë rritur me rreth 35%, duke ndikuar drejtpërdrejt në koston e karburanteve për konsumatorët. Ekspertët paralajmërojnë se nuk pritet...