Çmimet e hoteleve do të rriten, Shoqata e Turizmit: Përmirësojmë cilësinë e shërbimit

Çmimet e hoteleve do të rriten, Shoqata e Turizmit: Përmirësojmë cilësinë e shërbimit

Rreth dy vite pas nënshkrimit të marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Francës për zhvillimin e cilësisë në turizëm, zbatimi i saj ka nisur në fillim të këtij viti. Synimi është rritja e shërbimeve për turistët e huaj dhe përthithja e sa më shumë të ardhurave për buxhetin e shtetit. “Është lidhur kontrata me një shoqëri franceze, e cila tashmë është akomoduar në Shqipëri dhe do të merret me hotelet 4 dhe 5 yje, me qëllim rritjen e cilësisë së shërbimit, kryesisht, si dhe për të futur në kulinari standardet e yjeve ‘Michelin’. Sot do të shkojmë në qytetin e Durrësit bashkë me agjencinë franceze për të nisur punën me hotelet,” shprehet Kujtim Dervishaj, kreu i Shoqatës së Restoranteve dhe Bujtinave. Paralelisht me rritjen e cilësisë së...