Çmim reference për mallrat në doganë, ekspertët: Rriten kostot për qytetarët

Çmim reference për mallrat në doganë, ekspertët: Rriten kostot për qytetarët

Qeveria ka ndryshuar rregullat për mënyrën se si doganat do të llogarisin vlerën e mallrave dhe automjeteve që futen në Shqipëri. Sipas Ministrisë së Financave, synohet që doganat të përdorin burime të përditësuara ndërkombëtare për çmimet e karburanteve, metaleve, ushqimeve dhe automjeteve, me qëllim shmangien e deklarimeve me vlera më të ulëta se ato reale. Megjithatë, kjo pritet të sjellë një kosto më të lartë për xhepat e qytetarëve. “Ministria e Financave ka paralajmëruar se nuk bëhet fjalë vetëm për automjete të reja, por edhe për ato të përdorura, deri në 10 vite vjetërsie, që importohen në Shqipëri, kryesisht nga vendet e Bashkimit Europian. Jam dakord që të ketë çmime reference, por nuk mundet që pak ditë para Vitit të Ri të ndryshohen rregullat e...