Buxheti 2026, po paguan miliona euro për faturat e 2025! Çfarë do të thotë kjo dhe si e shpjegojnë ekspertët

Buxheti 2026, po paguan miliona euro për faturat e 2025! Çfarë do të thotë kjo dhe si e shpjegojnë ekspertët

Kanë kaluar dy javë nga nisja e vitit dhe buxheti i shtetit ende po bën pagesat e muajit dhjetor 2025. Sipas të dhënave nga thesari i Ministrisë së Financave që i takojnë datës 7 dhjetor, janë bërë 380 milionë lekë pagesa (3 milionë euro) për faturat e datës 24 dhjetor, mbi 505 milionë lekë ose 5,5 milionë euro për faturat e datës 31 dhjetor Këto janë vetëm dy shembuj, teksa shumica e pagesave nga thesari në dy javët e para të janarit 2026 po bëhen për faturat e dhjetorit 2025. Ekspertët e financave pohojnë se, pagesa e faturave të dhjetorit në ditët e para të vitit pasardhës është e lejueshme nga pikëpamja ligjore. Sistemi buxhetor shqiptar funksionon kryesisht mbi bazë cash, çka do të thotë...