BSH: Pagesat elektronike në rritje/ Më shumë transferta në banka dhe Home Banking

BSH: Pagesat elektronike në rritje/ Më shumë transferta në banka dhe Home Banking

Pagesat përmes sistemit bankar në vend po kryhen gjithnjë e më shpesh në mënyrë elektronike. Referuar të dhënave nga Banka e Shqipërisë, në dy muajt e parë të vitit janë kryer mbi 334 mijë transaksione në lekë. Vetëm në janar janë regjistruar rreth 162 mijë transferta, ndërsa në shkurt numri është rritur në mbi 171 mijë, duke treguar një ritëm të qëndrueshëm të përdorimit të kanaleve bankare. Në vlerë monetare, këto pagesa arrijnë rreth 93.8 miliardë lekë, ku janari ka peshën më të madhe, ndërsa në shkurt vihet re një rënie e lehtë e volumit. Edhe pagesat në euro brenda vendit mbeten të rëndësishme për aktivitetin ekonomik. Në total janë realizuar mbi 66 mijë transaksione, me një vlerë që i afrohet 975 milionë eurove. Ndryshe...