BSH: Bie qarkullimi i parasë cash, rriten depozitat!

BSH: Bie qarkullimi i parasë cash, rriten depozitat!

Në fillim të vitit 2026, paraja jashtë sistemit bankar ka shënuar një rënie të lehtë, ndërsa treguesit e tjerë monetarë tregojnë rritje të likuiditetit në ekonomi. Sipas Bankës së Shqipërisë, në janar 2026, 481,2 miliardë lekë ndodheshin jashtë bankave, ose rreth 2 miliardë lekë më pak krahasuar me dhjetorin 2025. Kjo është një lëvizje e moderuar, por që sinjalizon një kthim të një pjese të parasë drejt sistemit bankar. Edhe pse rënia është modeste, ajo vjen pas një periudhe disa mujore rritjeje të fortë të parasë cash në ekonomi. Nga pikëpamja ekonomike, kjo lëvizje mund të interpretohet si një sinjal i rritjes së përdorimit të kanaleve bankare dhe pagesave elektronike. Kur paraja kalon nga “nën jastëk” apo nga qarkullimi informal drejt bankave, rritet kapaciteti i...