Bordi rrit çmimin e naftës në 224 lekë, ulja e akcizës amortizon 9 lekë/litër, edhe gazi do rritet

Bordi rrit çmimin e naftës në 224 lekë, ulja e akcizës amortizon 9 lekë/litër, edhe gazi do rritet

Bordi i Transparencës ka vendosur sot të rrisë çmimin e naftës, ndërkohë që është aktivizuar dhe vendimi i qeverisë për uljen e akcizës me 20%. Sipas vendimit të Bordit, një litër naftë do të tregtohet në tregun e pakicës në 224 lekë, nga 218 lekë që ishte më parë, me një rritje prej 6 lekësh. Nëse nuk do të ishte ulur akciza, çmimi me pakicë i naftës do të ishte 233 lekë, ose 9 lekë më shumë sesa u vendos çmimi i pakicës sot. Benzina do të tregtohet me 181 lekë, e pandryshuar. Gazi nuk ishte pjesë e vendimarrjes së kësaj mbledhjeje, çka do të thotë se çmimi i tij mund të rritet nga operatorët. Çmimet hyjnë në fuqi në orën 20.00 të ditës së...