Bllokimi i aksit Librazhd-Përrenjas, Konfindustria: Goditja më e rëndë për ekonominë dhe sigurinë kombëtare
Konfederata e Industrive të Shqipërisë (Konfindustria) ka reaguar ashpër lidhur me bllokimin prej pesë ditësh të aksit rrugor që lidh Librazhd me Përrenjas, duke e cilësuar situatën si një nga goditjet më të rënda për ekonominë dhe sigurinë kombëtare. Sipas Konfindustrisë, ndërprerja e këtij segmenti strategjik rrezikon të shkaktojë pasoja të menjëhershme dhe afatgjata për ekonominë kombëtare, bizneset, industritë dhe prodhimin vendas. Organizata kërkon që Qeveria dhe Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) të ndërmarrin masa të jashtëzakonshme dhe të menjëhershme për zgjidhjen e situatës. Në reagim theksohet se, nëse gjendja nuk zgjidhet shpejt, rrezikohen humbje të mëdha financiare, rritje kostosh për bizneset dhe pasoja të rënda deri në falimentime të mundshme. Konfindustria paralajmëron gjithashtu se qytetarët mund të detyrohen të...
Burimi:
sot.com.al