Biznesi mes amnistisë dhe gjobave/ Avokati Erjon Kanxheri: Tatimorët s’mund të vendosin sekuestro ndaj biznesit kur…
Avokati Erjon Kanxheri, i ftuar në një studio televizive ka komentuar përplasjen mes biznesit dhe administratës tatimore në kuadër të amnistisë dhe paqes fiskale, duke theksuar se organi tatimor është ekzekutori i mbledhjes së të ardhurave për buxhetin e shtetit, por duhet të veprojë brenda kufijve të ligjit. Sipas Kanxherit, thelbi i debatit lidhet me burimin e vullnetit për të mbledhur një detyrim tatimor. “Nëse detyrimi është falur nga ligji, me çfarë të drejte një inspektor mund të vendosë sekuestro ndaj biznesit?”, u shpreh ai. Ai kujtoi se, sipas legjislacionit në fuqi, administrata tatimore ka të drejtë të ushtrojë kontrolle vetëm për pesë vitet e fundit. “Jemi në vitin 2026. Tatimori ka të drejtë të kontrollojë vetëm pesë vite mbrapa. Nuk ka vend për interpretim”,...
Burimi:
sot.com.al