Bizneset në kolaps, e-Albania nuk funksionon prej 3 ditësh, AKSHI asnjë masë

Bizneset në kolaps, e-Albania nuk funksionon prej 3 ditësh, AKSHI asnjë masë

Prej tre ditësh aktiviteti i bizneseve është i bllokuar, pasi sistemi self-care, që menaxhohet nga e-Albania nuk funksionon. “Nuk mund të hysh fare në platformën e faturave”, thotë një ekonomiste. “Bizneset e vogla, të cilët janë të vetëpunësuar të vetëm, përdorin platformën qendrore të faturave për të lëshuar faturë tatimore shitje për shërbimet e tyre dhe prej tre ditësh nuk mund të lëshojnë fatura sepse platforma nuk punon”. Problemet me sistemet kanë qenë të vazhdueshme që nga fundi i vitit të kaluar, por kjo është dita e tretë rresht, që bizneset nuk mund të aksesojnë sistemin. Bizneset e vogla, me të vetëpunësuar të vetëm, nuk arrijnë të bëjnë dot bilancet sepse nuk nxjerrin dot faturat e blerjes dhe të shitjes dhe tabelën përmbledhëse të të...