Bizneset i kanë borxh shtetit 2 miliardë euro, kryesojnë tatimfitimi dhe TVSH-ja
Detyrimet e prapambetura tatimore të bizneseve shënuan një rritje të fortë vitin e kaluar duke arritur vlerën e 2 miliardë eurove. Sipas të dhënave zyrtare nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve vlera e detyrimeve të prapambetura shënoi 194.4 miliardë lekë në fund të dhjetorit 2025, duke shënuar një rritje neto prej 31.89 miliardë lekësh ose 19.6% krahasuar me fillimin e vitit. Ky volum përfshin edhe një vlerë prej 13.15 miliardë lekësh, rreth 6.8% e totalit, e cila ndodhet aktualisht në procese gjyqësore. Struktura e këtij borxhi tregon se Tatim Fitimi mbetet zëri më problematik, duke zënë 35.5% të stokut me një vlerë prej 68.97 miliardë lekësh, i ndjekur nga TVSH-ja me 32.9% ose 63.89 miliardë lekë. Gjatë vitit 2025, këto dy zëra pësuan edhe rritjen...
Burimi:
javanews.al