Bitcoin në rënie, pasiguria gjeopolitike godet tregjet e kriptomonedhave
Bitcoin, monedha virtuale më e përhapur në botë po e humb forcën. Nga gati 100 mijë dollarë në fillim-vit, kriptovaluta po vlen rreth 63 mijë dollarë. Goditja më e fundit ka ardhur nga konflikti në Lindjen e Mesme i cili ka futur në pasiguri tregjet. “Luhatjet e tregjeve financiare janë normale, por kriptovalutat mbeten ndër asetet më të ndjeshme ndaj zhvillimeve globale. Investitorët shpesh reagojnë shpejt kur rreziku perceptohet më i lartë”, thotë Denisa Kele, eksperte e kriptovalutave Ekspertët shpjegojnë se rënia nuk është e papritur në situata konflikti gjeopolitik. Kur tensionet rriten, tregjet financiare reagojnë me shitje paniku, ndërsa kriptovalutat, të cilat konsiderohen më spekulative, preken më shpejt nga lëvizjet e kapitalit afatshkurtër. “Megjithatë, rëniet e forta nuk do të thotë domosdoshmërisht se tregu i...
Burimi:
javanews.al