Burimi:
sot.com.al
Foto © sot.com.al
Birra mbeti stok gjatë gjatë sezonit turistik, në shtator-nëntor prodhimi ra me 11%
Prodhuesit vendas ende nuk po arrijnë të ulin stokun e birrës të grumbulluar gjatë stinës së verës, për shkak të pritshmërive për rritje konsumi nga turizmi. Stoqet e grumbulluar ndikuan në rënien e prodhimit për muajt shtator -nëntor 2025. Sipas të dhënave të Doganave për këtë periudhë prodhimi ra 11% krahasuar me muajt shtator-nëntor 2024. Ndërsa për 11 mujorin 2025 sipas të dhënave të Doganave u prodhua një sasi prej 37,7 mln litra birrë. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, prodhimi është rritur 8%, duke qëndruar në nivelet më të larta pas periudhës së pandemisë së Covid-19. Për shkak të pritshmërive për shtim të kërkesës gjatë sezonit turistik gjatë muajve të verës operatorët kryesorë pohuan se rritën gati 10% prodhimin, për shkak të...