Burimi:
sot.com.al
Foto © sot.com.al
Bien dëmshpërblimet e sigurimeve, qytetarët marrin më pak para për çdo dëm
Tregu i sigurimeve ka shënuar një ulje të dëmit mesatar të paguar gjatë periudhës janar–nëntor 2025, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Rënia vërehet si në sigurimin e jetës, ashtu edhe në sigurimet jo-jetë dhe sigurimin motorik. Fillimisht, dëmi mesatar i paguar nga kompanitë e sigurimit për jetën dhe jo-jetën ka rënë nga 110 mijë lekë në vitin 2024 në 105 mijë lekë në 2025. Pra, vitin e kaluar, një dëm mesatarisht kompensohej me rreth 110 mijë lekë, ndërsa këtë vit kjo shifër ka zbritur në 105 mijë lekë. Edhe pse diferenca prej 5 mijë lekësh duket e vogël, ajo sinjalizon një drejtim të përgjithshëm ku pagesat po bëhen më të ulëta, ose dëmet e rënda janë pakësuar. Te sigurimet e...