Betejë pas beteje/ Si mund t’i mbijetojë prodhimi shqiptar zinxhirit global të krizave ushqimore?

Betejë pas beteje/ Si mund t’i mbijetojë prodhimi shqiptar zinxhirit global të krizave ushqimore?

Ngjashëm me skenarin e filmit “One battle after the other” ku protagonisti përballet me një betejë të re sapo ka përfunduar një tjetër, ekonomia globale dhe ajo shqiptare po kalojnë nga një krizë në tjetrën. Ende pa e marrë veten plotësisht nga tronditja e zinxhirëve të furnizimit prej pandemisë, bota u përball me luftën në Ukrainë, e cila shkaktoi tronditje, përmbysje dhe ndryshime strukturore në tregjet e drithërave, plehrave kimike dhe energjisë. Sot, teksa plagët e asaj krize janë ende të hapura, një tjetër front konflikti në Lindjen e Mesme po kërcënon me forcë përsëri tregjet globale. Kjo seri krizash të njëpasnjëshme po krijon një efekt domino që godet drejtpërdrejt themelet e prodhimit bazë të ushqimit: bujqësinë. Situata ngjan frikshëm me periudhën e menjëhershme pas...