BE jep 171 milionë € për Ballkanin Perëndimor, Shqipëria mes përfitueseve
Bashkimi Evropian ka miratuar një paketë mbështetjeje financiare prej 171 milionë eurosh për vendet e Ballkanit Perëndimor, me synim forcimin e infrastrukturës dhe zhvillimin e biznesit, si pjesë e Planit të Rritjes për rajonin. Nga kjo paketë, një pjesë e rëndësishme e fondeve do të përfitohet edhe nga Shqipëria, duke u fokusuar në projekte që rrisin lidhshmërinë, modernizojnë infrastrukturën dhe mbështesin sektorin privat. Komisioni Evropian bën të ditur se rreth 95 milionë euro do të shkojnë për investime infrastrukturore, përfshirë energjinë e pastër, transportin dhe rrjetet digjitale, ndërsa pjesa tjetër do të përdoret për të nxitur bizneset e vogla dhe të mesme, përmes aksesit më të lehtë në financim. NDARJA E FONDEVE Paketa financiare – 171 milionë € • 95 milionë €o Infrastrukturëo Energji e...
Burimi:
javanews.al