Bashkitë e ministritë 5.8 mld lekë detyrime në total! Institucionet s’paguajnë për investimet e bëra nga privati!

Bashkitë e ministritë 5.8 mld lekë detyrime në total! Institucionet s’paguajnë për investimet e bëra nga privati!

Investimet publike po bëhen por shpesh privatët nuk paguhen, ndërsa plaga e vjetër e largimeve të padrejta nga puna të punonjësve të administratës vijon të rëndojë në buxhet. Raporti i fundit i Ministrisë së Financave tregon se detyrimet e prapambetura të ministrive dhe të bashkive janë ulur vjet, por problemet e vjetra mbeten. Në total borxhet e pushtetit qendror dhe atij vendor ishin 5.8 miliardë lekë në fund të vitit 2025, nga rreth 7.3 miliardë lekë në 2024-ën. Pra janë tkurrur me 1.4 miliardë lekë detyrimet e prapambetura. Pushteti qendror ka në total 1.5 miliardë lekë borxhe, ku kryesojnë ministritë e Infrastrukturës, Shëndetësia, Bujqësia dhe më pas Mbrojtja. Kurse bashkitë kanë 2.9 miliardë lekë detyrime, lista kryesohet nga Kavaja, Tirana, dhe më pas vjen Pogradeci,...