Banka e Shqipërisë thyen rekord në blerjen e valutës, mbi 1 miliard euro gjatë 2025-ës!

Banka e Shqipërisë thyen rekord në blerjen e valutës, mbi 1 miliard euro gjatë 2025-ës!

Banka e Shqipërisë bleu shifrën astronomike të 1 miliardë e 27 milionë eurove në tregun valutor gjatë vitit 2025, një shifër kjo e barabartë me 3.8% të Prodhimit të Brendshëm Bruto dhe një e tillë, e cila, sipas teorisë kryesore ekonomike të kësaj situate, duhet të ketë shkaktuar “zhvlerësim të brendshëm” të monedhës kombëtare, pra inflacion. Në mënyrë misterioze, gjithsesi, inflacioni nuk duket në nivele shumë të larta, së paku jo në Indeksin e Çmimeve të Mallrave të Konsumit të matur nga Instituti i Statistikave. Banka e Shqipërisë filloi të ndërhyjë në tregun e këmbimit valutor, pavarësisht këshillave të Fondit Monetar Ndërkombëtar për të mos e bërë, në vitin 2024. Në vitin 2024, u blenë 649 milionë euro, krahas 283.8 milionë eurove të blera për...