Banka e Shqipërisë, program të ri për biznesin e vogël! Më shumë financim për…

Banka e Shqipërisë, program të ri për biznesin e vogël! Më shumë financim për…

Bizneset mikro, të vogla dhe të mesme, që përbëjnë mbi 90 për qind të sipërmarrjeve në vend, pritet të kenë më shumë mundësi financimi. Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë ka miratuar programin e ri për mbështetjen e këtij segmenti, me synimin për të lehtësuar aksesin në kredi dhe për të nxitur investimet. Programi synon të krijojë kushte më të favorshme për kreditim, në një kohë kur shumë sipërmarrës të vegjël hasin vështirësi për shkak të kolateralit, informalitetit dhe kostove të larta të huamarrjes. “Do të ndikojë pozitivisht jo vetëm që këto biznese të rrisin pagën minimale, por ndoshta të rrisin mbi pagën minimale me qëllim që të mos jenë në kuadrin e krizës së gjetjes së punonjësve”, u shpreh Romina Radonshiqi, eksperte e ekonomisë....