Banka Botërore mban të njëjtin parashikim për Shqipërinë, ekonomia do të rritet me 3.5 për qind këtë vit
Banka Botërore parashikon se ekonomia e Shqipërisë do të rritet me 3.5 për qind këtë vit. E njëjta ecuri pritet edhe për 2027-n. Parashikimi ka mbetur si njëjtë si në raportin e mëhershëm, atë të vjeshtës. “Një shifër pre 3.5 për qind, në kushtet aktuale të zhvillimit kombëtar, rajonal dhe më gjerë, në rrafsh ndërkombëtar mbetet një shifër relativisht e mirë për t’u vlerësuar nga ana e zhvillimit, pavarësisht se mbetet larg asaj që do të sillte zhvillim të mirëfilltë ekonomik.” Institucioni më i lartë monetar në botë vlerëson se në Rajon do të jetë Kosova vendi që pritet të udhëheqë rritjen ekonomike me 3.8 për qind. Me Shqipërinë e pozicionuar e dyta, lista vazhdon me Serbinë që parashikohet të ketë një rritje ekonomike në...
Burimi:
javanews.al