“Ballkani nën mesataren globale të inflacionit”/ FMN: Çmimet në Shqipëri gjatë 2025 ishin të qëndrueshme
Çmimet në Shqipëri gjatë vitit 2025 ishin të qëndrueshme, dhe inflacioni mesatar arriti në nivelin 2.2%. Ndërkohë, për vitin 2026, Fondi Monetar Ndërkombëtar parashikon që inflacioni të arrijë normën mesatare 2.8%, një nivel që ruan stabilitetin e tregut dhe të ekonomisë tonë. Kjo shifër del nga raporti i fundit i FMN-së, ku shumica e ekonomive në botë pritet të përjetojnë ngadalësim të rritjes së çmimeve, me normën mesatare globale të inflacionit të ulur në rreth 3.7%, nga rreth 4.2% në vitin 2025. Për vendet e Ballkanit Perëndimor, parashikimet e FMN-së tregojnë nivele të moderuara të inflacionit për vitin 2026. Maqedonia e Veriut parashikohet me një normë rreth 3.0%, Kosova rreth 2.7%, dhe Mali i Zi rreth 2.3%, shifra që e vendosin rajonin nën mesataren globale...
Burimi:
javanews.al