Ari në rekord historik, tejkalon vlerën prej 4,500 dollarë për ons

Ari në rekord historik, tejkalon vlerën prej 4,500 dollarë për ons

Ari ka shënuar një rekord të ri historik, duke arritur nivelin 4 mijë e 525 dollarë për ons. Rritja ishte rreth 1 për qind dhe lidhet me tensionet në rritje mes Shteteve të Bashkuara dhe Venezuelës. Një tjetër faktor janë pritshmëritë për ulje të mëtejshme të normave të interesit në SHBA. Pas këtij kulmi, mëngjesin e sotëm çmimi i arit u stabilizua rreth 4 mijë e 495 dollarë për ons. Në baza vjetore, ari ka shënuar një rritje të fortë prej rreth 72 për qind. Në të njëjtën linjë, edhe argjendi është rritur me më shumë se 1 për qind. Ai ka arritur në 72 dollarë për ons, niveli më i lartë i regjistruar ndonjëherë. Gjatë 12 muajve të fundit, rritja e argjendit ka qenë...