Apartament në Tiranë: Mision i paarritshëm për shtresën e mesme

Apartament në Tiranë: Mision i paarritshëm për shtresën e mesme

Të blesh një apartament në Tiranë sot është më e vështirë se tre vite më parë, për shkak të rritjes së shpejtë të çmimeve që nuk ndjekin rritjen mesatare të të ardhurave të familjeve të shtresës së mesme. Aktualisht projektet më të reja në afërsi të zonave periferike po shiten me çmime deri në 2,000 euro/m² (projekti Tirana Tower me dy kulla që po ndërtohet në Porcelan), ndërsa në ish-Bllok, çmimi i apartamenteve ka arritur në 5,500 euro/m². Në Shqipëri, paga mesatare mujore bruto për vitin 2024, sipas INSTAT, arriti në 77,5 mijë lekë në muaj, ose rreth 770 euro. Pagat në Shqipëri mbeten rreth 30% më të ulëta se në vendet e tjera të rajonit, ku kryeson Serbia, me pagë mesatare bruto prej 1,150...