Anëtarësimi në SEPA ul ndjeshëm kostot e transfertave për Shqipërinë, Banka Botërore: Tarifa deri në 95% më të ulëta
Të dërgosh para në euro jashtë vendit tani kushton shumë më pak, thotë Banka e Shqipërisë, duke njoftuar rënien e ndjeshme të transfertave bankare për Shqipërinë, Malin e Zi dhe për Maqedoninë e Veriut. Duke iu referuar një studimi të Bankës Botërore, Banka e Shqipërisë shpjegon se për një transfertë prej 5 mijë eurosh, kostoja ka zbritur nga 0.76% në vitin 2024 në vetëm 0.08% në 2025. Praktikisht është rreth 10 herë më lirë, ose afro 90% ulje. Edhe për transfertat më të mëdha ndryshimi është edhe më i madh. Për 20 mijë euro, tarifa ka rënë nga 0.47% në 0.02%, rreth 23 herë më pak, ose mbi 95% ulje. Kjo do të thotë më pak para të shpenzuara për çdo pagesë ndërkufitare në euro,...
Burimi:
sot.com.al