Ambasadori shqiptar në Pekin, takime për bashkëpunimin ekonomik Shqipëri-Kinë
Ambasadori shqiptar në Pekin, Riza Poda, priti drejtuesit e kompanisë shtetërore kineze “Heze Urban Construction Engineering Development Group” (HUCG), të kryesuar nga CEO, z. Jin Weibing. “Heze Group” është një ndër kompanitë më të mëdha kineze, me mbi 1500 specialistë dhe mbi 96 patenta. Gjatë takimit u diskutua gatishmëria e kompanisë për të zgjeruar aktivitetin në Shqipëri, sidomos në sektorin e infrastrukturës, ndërtimit të hoteleve dhe resorteve, dhe energjinë e rinovueshme, thuhet në një postim të ambasadës shqiptare. Ambasadori Riza Poda me drejtuesit e kompanisë shtetërore kineze “Heze Urban Construction Engineering Development Group” Ambasadori Poda theksoi se Shqipëria mirëpret investimet kineze dhe sugjeroi edhe mundësinë e binjakëzimit të qytetit Heze me një qytet shqiptar. Ky takim është një hap i rëndësishëm drejt bashkëpunimit ekonomik dhe...
Burimi:
javanews.al