Alarm për ekonominë? Importet bien ndjeshëm në janar, ‘frenohen’ investimet

Alarm për ekonominë? Importet bien ndjeshëm në janar, ‘frenohen’ investimet

Sasia e mallrave të importuar në janar 2026 tregon për një fillim viti të zbehtë për kërkesën e brendshme, si për biznesin dhe konsumatorët, duke reflektuar efektin sezonal të muajve pa turistë. Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, përveç naftës të gjitha grupet e mallrave ishin në rënie në sasi në janarin 2026 në krahasim me të njëjtin muaj të 2025. Sasia totale e importeve arriti në rreth 455 mijë tonë në janar, me rritje vetëm 0.2% më shumë krahasuar me janarin 2025. Duke përjashtuar naftën sasia tjetër e mallrave nga importi shënoi rënie vjetore me 4% në janar 2026. Rënie e importeve që lidhen me investimet Rënia është më e dukshme te mallrat që lidhen me investimet dhe konsumimin jo thelbësor. importet e produkteve...