Aksion në pikat e karburanteve, zbulohet plani i kontrollit, nga çmimet tek regjistrimi i punonjësve

Aksion në pikat e karburanteve, zbulohet plani i kontrollit, nga çmimet tek regjistrimi i punonjësve

Pikat e shitjes më shumicë dhe pakicë të karburanteve në të gjithë Shqipërinë do të jenë objekt i një aksioni disa mujor që synon të parandalojë abuzimet e mundshme me çmimin e shitjes së naftës dhe benzinës në vend. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dhe ajo e Doganave kanë ngritur një Task Forcë të përbashkët për këtë qëllim e cila do të jetë në terren dhe do të ushtrojë kontrolle deri më datën 30 Qershor 2026. Kontrollet do të ushtrohen në të gjithë territorin e vendit mbi bazën e analizës së riskut, fokusuar më shumë tek subjektet që ushtojnë aktivitet në tregtimin me pakicë të karburanteve. Por çfarë do të kontrollohet konkretisht? Gjatë kontrolleve do të verifikohet përputhshmëria e sasisë së karburantit të furnizuar dhe...