Afatet për dorëzimin e inventarëve, ekspertët: Nuk mund të shtyhen përpara 31 marsit
Administrata Tatimore njoftoi shtyrjen e afatit për dorëzimin elektronik të inventarit analitik për vitin 2025, duke përcaktuar si afat dorëzimin datën 20 shkurt 2026. Në njoftim tatimet sqaruan se shtyrja e afatit, synon të lehtësojë përmbushjen korrekte të detyrimeve ligjore nga tatimpaguesit dhe të shmangë penalitetet për mospërmbushje. Sipas administratës tatimore, dorëzimi i inventarit duhet të kryhet elektronikisht në sistemin e-Filing, në rubrikën “Çështjet e mia”, me emërtimin “Inventari 31.12.2025”. Por ekspertët kontabël theksojnë se kërkesa e administratës tatimore nuk ka mbështetje të qartë ligjore. Artur Papajani sqaron për Monitor se mbështetur në udhëzimin dhe ligjin “Për procedurat tatimore” afatet ligjore për dorëzimin e deklaratave tatimore dhe pasqyrave financiare përcaktohen nga deri më 31 mars. Pra afati për dorëzimin e inventareve është deri më 31...
Burimi:
sot.com.al