A ia vlen të blesh një apartament për ta dhënë me qira?

A ia vlen të blesh një apartament për ta dhënë me qira?

Vitet e fundit është shtuar numri i individëve që po investojnë në blerjen e pasurive të paluajtshme. Të dhënat e sakta mungojnë, por agjencitë real estate vlerësojnë që 10 – 15% e blerjeve bëhen për qëllime investimi. Pronën mund ta japësh me qira, ose të presësh të rritet çmimi e ta rishesësh sërish. Rritja e shpejtë e çmimeve të apartamenteve vitet e fundit, ndërsa qiratë mbeten të ulëta, po e bën gjithnjë e më të paleverdishëm blerjen me synimin për ta dhënë me qira. Stela Dhami e “Colliers International” thotë se nuk ka asnjë leverdi që të blesh një apartament si mjet investimi për të marrë qira në kryeqytet. “Ndonëse varet nga zona, kthimi është shumë i ngadaltë dhe nga 15 vjet është rritur në...