A është momenti ideal për të blerë shtëpi? Ja çfarë po ndodh me tregun e banesave?
Normat e interesit të kredisë për shtëpi pësuan përsëri rënie vitin e kaluar, duke mbështetur zgjerimin e mëtejshëm të kreditimit në këtë segment. Sipas statistikave nga Banka e Shqipërisë, norma mesatare e interesit të portofolit të kredisë për blerje banesash nga individët në monedhën Lekë në dhjetor të vitit të kaluar ishte 4.19%, nga 4.52% që kishte qenë një vit më parë. Norma mesatare e interesit të kredive për shtëpi ka zbritur në nivelet më të ulëta që prej mesit të vitit 2022. Ndërkohë, edhe norma mesatare e interesit të portofolit të kredisë për blerje banesash në Euro për vitin e kaluar pësoi një rënie të lehtë në 5.18%, nga 5.26% që kishte qenë në dhjetor 2024. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se...
Burimi:
sot.com.al