98 zona me përparësi zhvillimi/ 15 bashki përcaktojnë territoret ku do investohet, 108 mijë hektarë në dispozicion
Një sërë bashkish në Shqipëri kanë shpallur zonat me përparësi zhvillimi, të cilat janë miratuar nga qeveria, në kuadër të zbatimit të “Paketës së Maleve”, duke i hapur dritën jeshile investimeve në këto territore. Në total janë 98 zona të përcaktuara në 15 bashki dhe me një sipërfaqe totale prej 108 mijë hektarë. Konkretisht ndër njësitë e para të vetëqeverisjes vendore që tashmë e kanë përfunduar këtë proces janë bashkia Belsh, ku janë përcaktuar 5 zona dhe janë 409.6 hektarë në dispozicion për investime. Bashkia Elbasan ka shpallur 4 zona me përparësi për zhvillimin e ekonomisë malore, me sipërfaqe totale 3591.7 hektarë. Bashkia Përmet dhe Skrapar kanë shpallur vetëm një zonë me përparësi zhvillimi përkatësisht me 200 dhe 258 hektarë. Ndërkohë shpallja e zonave u...
Burimi:
sot.com.al